Ish-futbollisti i Crvena Zvezdas, Bojan Rasoviq (47) është arrestuar nën dyshimin se mëngjesin e sotëm ka vrarë ish-bashkëshorten e tij Branka Petrovic, ndryshe presidente e MZ Herceg Novi.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 në Herceg Novi, ku Rasoviq ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij Branka.
“I dyshuari është privuar nga liria”, ka konfirmuar OKC për Danin malazez.
Bojan Rasovic ishte një futbollist i suksesshëm dhe një kohë luajti për Crvena Zvezda, i cili ishte edhe klubi më i madh në karrierën e tij.
Mediat vendase shkruajnë se më shumë për rrethanat dhe arsyen e këtij akti do të dihen në ditët në vijim.
Siç merr vesh jozyrtarisht Dani malazez, ata të dy nuk ishin zyrtarisht të martuar dhe nuk kanë fëmijë së bashku.