Ish-futbollist i Liverpool-it falimenton, shkak borxhet e shumta

Ish-futbollisti dhe ylli i Premier League, Jermaine Pennant është shpallur i falimentuar pasi ka grumbulluar borxhe me vlerë mbi 1 milion funte ndaj kreditorëve të ndryshëm.

Ish-lojtari i Arsenalit, Liverpoolit dhe Leeds, mes skuadrave të tjera të mëdha në Angli, u detyrohet një shumë të madhe parash bankave.

Sipas ‘The Sun”, një burim i afërt me Pennant tha se ai ka shumë borxhe.

Ata tregojnë gjithashtu se Pennant ka dështuar në pagesat e tij të hipotekës dhe se “prona e tij ka të ngjarë t’i merret”. Kompania e tij ‘Jermiaine Pennant LTD’ u mbyll dhe u çregjistrua në vitin 2020 dhe borxhet e tij u grumbulluan me kalimin e kohës.

Kategoritë
Sport