Ish-futbollisti i Aston Villas u konvertua në Islam pasi u bë miliarder

Ish-futbollisti spanjoll Jose Ignacio Peleteiro, i njohur më mirë si Jota (32), u konvertua në Islam. Këtë e ka bërë të ditur miku i tij kuvajtian Faisal Buresli në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Prisnin shumë nga ky futbollist spanjoll te Aston Villa kur e sollën. Ai luajti për Brentford dhe Birmingham, si dhe ekipin B të Real Madridit, përpara se të transferohej në Aston Villa, por ai luajti vetëm 16 ndeshje për klubin e famshëm dhe shënoi një gol.

Në vitin 2022, ai i dha fund karrierës së tij dhe investoi para në kompaninë e teknologjisë bujqësore Groinn. Ish-mesfushori ofensiv tani është pronari i shumicës dhe kompania ka hyrë në një partneritet me qeverinë spanjolle, e cila, sipas parashikimeve, duhet të çojë në një kërcim të vlerës së kompanisë në tre miliardë euro marramendëse.

Jota kohët e fundit qëndroi në Kuvajt ku ishte i kënaqur me trajtimin, zakonet dhe traditat që pa në shtëpinë e mikut të tij Faisal, dhe përfundimisht vendosi të konvertohej në Islam.

“Allahu të mbushtë me mëshirë dhe lumturi. Sa bekim i madh është të kthehesh te krijuesi një muaj para Ramazanit të shumëpritur. Mirë se erdhe në Islam o vëlla”, ishin fjalët e shoqes së Jotës, të cilat ajo i ka transmetuar për Marca.

Jota dhe Faisal njihen prej 11 vitesh, kur u njohën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi u tërhoq nga bota e futbollit, ai filloi të vizitonte më shpesh një mik në Kuvajt, gjë që përfundimisht rezultoi në marrëdhëniet e tyre të biznesit, por edhe në vendimin për të pranuar Islamin.

https://www.instagram.com/reel/C3fwsxhMJVe/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Kategoritë
Sport