Ish-futbollisti i Barcelonës arrestohet i dehur, akuzohet për përdhunim

Karriera e Arturo Vidal mund të mbyllet në mënyrën jo më të mirë të mundshme pasi futbollisti i cili ka luajtur në disa nga klubet më të njohura në Europë para se të kthehej në vendlindjen e tij, është arrestuar nga policia dhe ndaj tij janë ngritur akuza shumë të rënda.

Lojtari i cili ka luajtur me Bajer Leverkusen, Juventus, Bajern Mynih, Barcelonën e Interin, tashmë është pjesë e Kolo-Kolo dhe një festë me shokët e skuadrës i ka kushtuar shumë shtrenjtë. Një grua ka bërë denoncim në polici, duke akuzuar se është droguar dhe përdhunuar nga lojtarët në lokalin ku ata po festonin një ditëlindje.

Mediat kilianë bëjnë të ditur se Vidal ka tentuar të arratiset pasi është ndalur në një postobllok nga policia, për t’u arrestuar nga kjo e fundit pasi po niste makinën në gjendje të dukshme të dehur. Bashkë me të, edhe disa futbollistë të cilët gjendeshin në makinë. Ata janë dërguar në komisariat dhe ashtu si VIdal po hetohen tashmë në gjendje të lirë.

Ndërkohë, një 22-vjeçare ka bërë denoncim në polici, pasi është kthyer në shtëpi me shenja dhunimi seksual dhe në gjendje shumë të turbullt, me të motrën e cila mendon se në atë festë ajo është droguar para se të përdhunohej nga lojtarët kur ishte e pavetëdijshme.

Kategoritë
Sport