Mediat ruse sot kanë raportuar lajmin se ish-futbollisti i kombëtares ruse, Aleksej Bugajev, është vrarë në frontin në Ukrainë.
Lajmin për vdekjen e Bugajevit, i cili ishte 43 vjeç, e ka konfirmuar edhe babai i tij, Ivani, duke theksuar se kjo ka ndodhur në zonën e “Rrethit Ushtarak Verior”.
“Fatkeqësisht, lajmi për vdekjen e Aleksejit është i vërtetë. Si ndodhi kjo? E dini se si vriten gjatë luftës. Kjo ndodhi sot,” ka thënë Bugajev i vjetër në një bisedë me gazetarin e Sport24.
Bugajevi ka luajtur për Torpedo, Tom, Lokomotivën, Himkin dhe Krasnodarin. Futbollisti debutoi me kombëtaren ruse në maj të vitit 2004 dhe më pas ka luajtur 7 ndeshje për ekipin kombëtar.
Përndryshe, Bugajevi shkoi në front pasi kjo ishte një alternativë ndaj një dënimi me burg prej nëntë vjet e gjysmë, të cilin duhej ta vuante për përpjekjen e kontrabandës së drogës.
Shtatë herë Bugajevi ka veshur fanellën e kombëtares ruse dhe ishte pjesë e ekipit që mori pjesë në Kampionatin Evropian 2004 në Portugali. Në atë kohë, Rusia u eliminua në fazën e grupeve.