Skuadra e Bayer Leverkusenit ka fituar titullin kampion në Bundesliga për sezonin 2023/24.
Granit Xhaka ishte një nga realizatorët e pesë golave në fitoren e Leverkusenit në “BayArena” ndaj Werder Bremenit me rezultatin 5:0.
Në stadiumin e klubit gjerman i pranishëm ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Blerim Rrustemi.
Madje, Rrustemi mori me vete flamurin “kuqezi” dhe u fut në fushë për ta festuar titullin e shokut të tij, Granit Xhakës.
Kujtojmë që Leverkuseni nuk ka humbur asnjëherë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.