Ish-futbollisti vrau dy vajza dhe u largua nga vendi i aksidentit

Ish-futbollisti bullgar Georgi Semerxhiev mbrëmë ka shkaktuar një aksident të rëndë trafiku në kryeqytetin e Sofjes, ku kanë mbetur të vdekur dy vajza.

Gazeta bullgare “Sportal.bg” raporton se si Semerdzhijev kaloi në semafor të kuq, goditi një makinë tjetër dhe vrau dy vajza që ishin në vendkalim.

Pas aksidentit ai është larguar nga vendi i aksidentit dhe autoritetet bullgare kanë lëshuar urdhër për të.

Thuhet se vajzat fatkeqe ishin 22 dhe 26 vjeç, por edhe disa persona të tjerë të plagosur rëndë.

Shemerxhijevi njihet në Bullgari për sjelljen e tij problematike dhe aktualisht ka mbi 50 shkelje të trafikut. Mediat vendase raportojnë se në momentin e aksidentit ai ka pasur targa false në makinë.

Ky ish-sulmues e ka nisur karrierën te Levski nga Sofja, ndërsa ka luajtur edhe për Vihren, Minyor Peernik, Botev dhe Radopa…

Kategoritë
BotaLajme