Ish-krerët e UÇK’së vizitohen nesër në Hagë nga klerikët fetarë

Ish-krerët e UÇK’së në Hagë nesër do të vizitohen nga klerikët fetarë.

“Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërvana, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji dhe Pastori i Kishës Protestante të Kosovës, Artur Krasniqi, gjenden tashmë në Hagë. Ata do t’i vizitojnë krerët e UÇK-së”, ka thënë një burim i afërt me mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.

Sipas këtij burimi, delegacioni i përbërë prej klerikëve fetarë veçse kanë mbërritur në Hagë, shkruan Lajmi.net.

Kategoritë
LajmeVendi