Ish-kryeministri grek, Papandreu: Axhenda pozitive në marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë do të jetë më e dobishme

Papandreu ka folur për gazetën “To Vima” duke pretenduar se Türkiye dhe Greqia në vitin 2004 ishin shumë pranë zgjidhjes së problemit për shelfin kontinental “por se më pas erdhën zgjedhjet”

Ish-kryeministri i Greqisë, Yorgos Papandreu ka vënë theksin mbi rëndësinë e dialogut mes Türkiye-s dhe Greqisë duke shtuar se axhenda pozitive në marrëdhëniet dypalëshe me Türkiye-n do të jetë më e dobishme sesa mentaliteti “armiku i armikut tim është miku im”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Papandreu ka folur për gazetën “To Vima” duke pretenduar se Türkiye dhe Greqia në vitin 2004 ishin shumë pranë zgjidhjes së problemit për shelfin kontinental “por se më pas erdhën zgjedhjet”.

“Frika nga dialogu krijon një ndjenjë pafuqie. Krijon hapësirë për ndërhyrjen e palëve të treta si ndërmjetësues, por jo siç pritet por për interesat e tyre”, tha Papandreu i cili vuri theksin mbi rëndësinë e dialogut në marrëdhëniet dypalëshe.

Ai tha se kanalet e komunikimit mes Türkiye-s dhe Greqisë duhet të jenë të hapura. “Komunikimi në nivelin më të lartë mes dy palëve duhet të ishte kërkuar që më parë, pas marrjes së detyrës nga qeveria. Nëse do të ishte (ky komunikim), ndoshta nuk do të ishte niveli i tensionit të sotëm”, tha Papandreu.

Më tej Papandreu pretendoi se zgjerimi i ujërave territoriale nga Greqia në 12 milje në Mesdheun Lindor do të ishte i logjikshëm nëse do të bashkohej me një iniciativë dhe marrëveshje të rënë dakord, në mënyrë që rezultati i së cilës do të arrihej në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Papandreu bëri vlerësim edhe lidhur me aleancat që Greqia ka formuar me vendet e treta.

“Përvoja ime ka treguar se axhenda pozitive jep dobi më të përmbledhura sesa mentaliteti ‘armiku i armikut tim është miku im’. Këtë e kemi parë shumë mirë gjatë periudhës së Helsinkit, kur Greqinë e vendosën shumë herë përpara për të fshehur dëshirat e tyre ose kur investuan në tensionin mes Türkiye-s dhe Greqisë për të shitur sisteme armatimi. Me të vërtetë kemi formuar dhe paraqitur axhendë pozitive për Greqinë, Türkiye-n dhe Evropën. Si rezultat i kësaj, sot Qiproja Greke është anëtare e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Kategoritë
BotaLajme