Ish-kryeministri i Australisë fshinë postimet e vjetra që kishte shkruar kundër Trumpit

Ish-kryeministri i Australisë dhe ambasadori aktual në SHBA, Kevin Rudd, ka fshirë postimet e vjetra në rrjetet sociale që kishte shkruar kundër presidentit Donald Trump.

Ai tashmë thotë se komentet e kaluara nuk pasqyrojnë pikëpamjet e tij si i dërguar, ndërsa ministrja e Jashtme thotë se është e sigurt për aleancën e Australisë me SHBA-në, shkruan The Guradian.

Rudd, një ish-kryeministër, kishte bërë më parë komentet për Trump në cilësinë e tij si kreu i një instituti me bazë në SHBA, thuhet në një deklaratë në faqen e tij personale.

Midis komenteve të fshira, Rudd e kishte përshkruar në vitin 2020 Trumpin si “presidentin më shkatërrues në histori”.

“Në respekt për zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe pas zgjedhjes së Presidentit Trump, ambasadori Rudd tani i ka hequr këto komente të kaluara nga faqja e tij personale dhe kanalet e mediave sociale”, thuhet në deklaratë.

Rudd donte të “eliminonte mundësinë që komente të tilla të keqinterpretoheshin si pasqyrim i pozicioneve të tij si ambasador dhe, si rrjedhojë, pikëpamjet e qeverisë australiane”, shtoi ai.

Ai “pret me padurim” të punojë me Trumpin, sipas deklaratës, për të “vazhduar forcimin e aleancës SHBA-Australi”.

Kategoritë
BotaLajme