Eshtë e rrallë që legjendat e Real Madridit të duartrokasin punën e Barcelonës apo edhe e kundërta, por kjo ka ndodhur së fundmi.
Ish-legjenda madrilene Joge Valdano i ka dhënë komplimente Barcelonës për vendimin që morën për ta transferuar Dani Olmon këtë verë.
“Mungesa e Lamines po shkakton një varg pasojash. Për shembull, zhvendosja e Dani Olmos në krah sepse ai mund të luajë kudo”.
“Sidoqoftë, kur ai luan si një mesfushor, ai të jep një fleksibilitet të jashtëzakonshëm gjatë ndeshjes si dhe skuadrës”.
Unë mendoj se ai është transferimi më i mirë që ka bërë Barça në dekada”, ka thënë Valdano për Movistar.
Ky është një pretendim tejet i madh nga Valdano duke marrë parasysh numrin e lojtarëve kualitativ që transferoi Barcelona gjatë dekadave si Robert Leëandoëski, Luis Suarez, Ronaldinho dhe të tjerë.lmo ka bërë 9 paraqitje për blaugranasit që prej se u transferua nga Leipzig, ku deri më tani ka shënuar 5 gola në të gjitha garat