Ish-futbollisti i Barcelonës, 25-vjeçari Riqui Puig ka treguar se si duket këmba e tij pak më shumë se një muaj pas një dëmtimi të rëndë në ligamentit të kryqëzuar të përparmë.
Lojtari aktual i LA Galaxy pësoi një lëndim të rëndë në fillim të dhjetorit, madje luajti më shumë se 30 minuta me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në ndeshjen kundër Seattle Sounders (1-0).
25-vjeçari më pas iu desh t’i nënshtrohej një operacioni dhe tani ka shpërndarë një fotografi ku zbulon se si duket këmba e tij më shumë se një muaj pas lëndimit fatkeq.
Siç mund ta shihni, muskujt e këmbës së dëmtuar janë atrofizuar plotësisht dhe ai ka një rrugë të vështirë rehabilitimi dhe rikthimi në fushë përpara.Puig përndryshe shënoi 17 gola me 14 asistime në 36 ndeshjet e tij të luajtura për këtë ekip amerikan dhe në katër ndeshje të luajtura në play-off të MLS, ai shënoi katër gola dhe po aq asistime.
Ndryshe, Puig kaloi të gjitha ekipet e të rinjve të Barcelonës, nga të cilat u largua në verën e vitit 2022 dhe u transferua si lojtar i lirë në ligën MLS, dhe për kombëtaren U21 të Spanjës luajti katër ndeshje derisa debutoi për ekipin e parë.