Ish-lojtari i Chelseat bëri një kthesë totale, u bë ushtar në vendin e lindjes

Ish-ylli i Chelseat të Londrës dhe kombëtares franceze të futbollit, Florent Malouda, ka përfunduar iniciimin ushtarak në vendin e tij të lindjes, Guajana Franceze.

Ky 44-vjeçar, gjatë gjashtë sezoneve me Chelsean, fitoi gjashtë trofe, duke përfshirë Premier Ligën më 2010 dhe Ligën e Kampionëve dy vite më vonë.

Megjithatë, ai u detyrua të luante me ekipin e të rinjve në sezonin e fundit, pasi kërkoi të largohej nga klubi.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai vendosi të bashkohej me Regjimentin e 3-të të Këmbësorisë dhe përfundoi iniciimin ushtarak në vendin e lindjes.

Gjatë këtij “udhëtimi”, ai lundroi nëpër lumë, ngriti çadra dhe ndau mësime jete me kolegët më të rinj.

Në fakt, qeveria franceze e përshkruan këtë program si një që “u mundëson civilëve (shpesh të njohur në fushat e tyre) të kontribuojnë vullnetarisht në promovimin e vlerave dhe misioneve të institucionit ushtarak, ndërkohë që ata vetë nuk janë personel ushtarak”.

Të shtojmë se Guajana Franceze nuk njihet nga FIFA, kështu që Malouda ka luajtur 80 herë për Francën gjatë karrierës së tij.

Pesë vjet pas ndeshjes së fundit për Francën, ai u përpoq të luante për Guajanën Franceze, por nuk ia doli.

Gjithsesi, ai u vendos si kapiten në një ndeshje të Gold Cup kundër Hondurasit, që përfundoi 0:0, por ndeshja u humb me rezultat zyrtar për shkak të pjesëmarrjes së tij.

Gjatë karrierës së tij, Malouda ka zhvilluar 706 ndeshje në nivel klubesh, duke shënuar 119 gola në Francë, Angli, Indi, Turqi, Egjipt dhe Luksemburg.

Kategoritë
Sport