Ish-lojtari i Realit la futbollin, u martua me një milionere 18 vjet më të madhe dhe u bë milioner

Ish-talenti i Real Madridit, Sergio Carrallo nuk arriti të realizojë kurrë potencialin e tij në fushën e futbollit, por ai ra në vëmendjen e publikut për shkak të një historie interesante për martesën e tij.

Carrallo ishte një talent i Realit dhe ai nënshkroi për Madridin në vitin 2012. Megjithatë, ai luajti për rezervat dhe priti një shans, por nuk u imponua kurrë.

Prandaj, në vitin 2016, ai merr vendimin më të mirë të jetës. Ai u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendosi t’i japë fund karrierës së tij pas shumë rrethanave fatkeqe në fushën e futbollit. Ai iu përkushtua studimeve dhe përparoi.

Në SHBA, ai u takua me një milioner e 18 vjet më të madh, i cili më vonë do të bëhej gruaja e tij. Bëhet fjalë për britaniken Caroline Stanbury (46).

Gruaja e tij e famshme e bëri atë milioner brenda natës dhe pas kësaj ai iu përkushtua biznesit, ku ka shumë më tepër sukses se në fusha në mbarë botën. Duket se shkuarja në SHBA ishte vendimi më i mirë i karrierës, sepse ndërsa studionte për marketing dixhital, Sergio u takua me Caroline, e cila i ndryshoi jetën.

Nga rruga, Caroline Stanbury është shumë e njohur në Britaninë e Madhe dhe vjen nga një familje e pasur. Ajo është një aktore dhe yll i njohur televiziv, e cila ishte e martuar me manjatin turk Cem Habib për 18 vjet. Siç tregon ish-lojtari i Realit, ai detaj nuk ishte i rëndësishëm për të dhe ai e do Caroline pa kushte.

“Që kur jemi njohur, nuk jemi ndarë. Jemi shpirtra të afërm. Babi më tha se do të më jepte të gjitha paratë e botës nëse ndaheshim dhe mami filloi të qante kur mori vesh për lidhjen tonë. Por në fund. , e takuan dhe tani e duan si vajzën e tyre”, ka thënë ish-futbollisti, raporton Mundo Deportivo.

Pasi u martuan, të dy u transferuan në Dubai. Tani Carallo jeton jetën e një sheiku falë gruas së tij. Të dy ndajnë shtëpinë e tyre të ëndrrave dhe makinat me vlerë disa milionë euro.

Kategoritë
Sport