Futbollisti i njohur i futbollit shqiptar, Abaz Karakaci është trasnferuar te Liria e Prizrenit në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Karakaci ka nënshkruar me klubin nga Kosova dhe kjo është aventura e tij e parë në futbollin kosovar.
“Karakaçi, i lindur në Shkodër dhe i dalë nga akademia e KF Vllaznia, është një lojtar me përvojë të pasur në Superligën Shqiptare, duke luajtur për disa klube të njohura dhe duke u dalluar për aftësitë e tij në mbrojtje dhe zotërimin e topit.
“Me një lojë të fortë në mesfushë dhe mbrojtje, ai do të jetë një shtesë e vlefshme për skuadrën tonë”, shkruhet në postimin e klubit nga Prizreni
31-vjeçari më parë ka luajtur me klubet si: Elbasani, Kastroti, Egnatia, Besëlidhja, Apolonia, Partizani, Vllaznia etj.