Ish-mbrojtësi i Premier League vdes në moshën 39-vjeçare

Ish- mbrojtësi i Premierligës, Sol Bamba, ka vdekur tragjikisht në moshën 39-vjeçare pasi u sëmur, kështu ka konfirmuar klubi turk Adanaspor AS.

Bamba, ishte trajneri kryesor i skuadrës së Ligës së Parë të TFF në atë që ishte roli i tij i parë i lartë në menaxhim.

Ai u sëmur para ndeshjes së tyre në Manisa FK të premten dhe më vonë ndërroi jetë.

Klubi tha në një deklaratë se: “Drejtori ynë teknik Souleymane Bamba, i cili u sëmur përpara ndeshjes së Manisa Football Club të luajtur dje, u dërgua në Spitalin Universitar Manisa Celal Bayar dhe fatkeqësisht humbi betejën për jetën atje. Ngushëllimet tona familjes së tij dhe komunitetit tonë”.

Bamba ishte një figurë e njohur në të gjitha klubet e tij të mëparshme dhe ishte kapiten i Leeds United dhe Cardiff City.

Ai luajti në Premier League për Bluebirds në sezonin 2018-19, pasi i ndihmoi ata për t’u ngjitur nga Champions.

Kategoritë
Sport