Ish-menaxherja e “Orenda”-s tregon çfarë pa: Dhashë dorëheqje nga aty pas tre muajve

Ish-menaxherja e qendrës për të moshuarit “Orenda”, Viola Sahatçiu ka reaguar pas rastit skandaloz ku është përfshirë kjo qendër. Ajo ka thënë se incidenti i sotshëm, ku një e moshuar sulmohet fizikisht nga një infermiere, mund të jetë një reflektim i vogël i parregullsive të mëdha që ndodhin aty.

Sahatçiu ka shkruar se kishte dhënë dorëheqje nga kjo qendër për shkak të parregullsive tre muaj pas marrjes së detyrës.

“(Kjo qendër) u hap për të gjitha arsyet përpos kujdesit ndaj të moshuarve. Pa rregullsi, jo profesionalizëm, pakujdesi dhe kërcënime ndodhën në atë qendër sa isha unë menaxhere, arsye kjo pse japa dorëheqje pas 3 muajve”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se sjellja e infermieres ndaj të moshuarës është vetëm “një reflektim i vogël” i asaj që ndodhë në këtë qendër.

“Ajo qendër është një ëndërr e bukur zvicerane me realitetin e hidhur shqiptar e cila duhet të mbyllet sa më parë”, ka shkruar ish-menaxherja.

 

Kategoritë
LajmeVendi