Ish-ministri serb: Vëllai i Vuçiqit do të futet në listë të zezë nga SHBA-ja

Andrej Vuçiq, vëllai i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq pritet të futet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë ish-ministri serb, Bozo Preleviq.

Sipas tij kjo do të ndodhë pas sanksioneve të fundit të Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit dhe 11 anëtarëve të grupit të tyre kriminal.

“Ajo deklaratë nuk më habit sepse kam vite që marr informacione për pjesëmarrjen e Andrej Vuçiqit në pothuajse të gjitha marrëveshjet e mëdha korruptive, veçanërisht në Vojvodinë. E parashikova publikisht edhe vendosjen e sanksioneve për arsyen e thjeshtë se ka agjenci serioze të pavarura që mbledhin të dhëna për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave. Nuk është sekret se kush është i afërt me kryesinë e SNS, qoftë edhe për të huajt“, tha Preleviq për gazetën Danas.

Kategoritë
LajmeRajoni