Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë në Turqi.
Pahor ka treguar se kanë biseduar për situatën në rajon dhe në mënyrë specifike për atë Pahor e ka cilësuar si ngërç në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Osmani në Turqi ka takuar edhe Miroslav Lajçak, të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
Takimi është zhvilluar në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë.
“Gjatë ADF2024, u takova me të Dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Diskutuam për zhvillimet e fundit dhe procesin e dialogut”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj zyrtare në “X”. /Reporteri.net/.