Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç në Katar për ndeshjen e Kroacisë

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ka mbërritur në Kampionatin Botëror të Futbollit në Katar, të cilës fansat i kanë kënduar këngën  Kića Slabinac.

“Një moment i mrekullueshëm kur ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, iu afrua tavolinës ku ishin ulur kroatët, të cilët i bënë serenadën”, shkruhej në faqen në Instagram të The World Cup Guide.

https://www.instagram.com/reel/CldqbJPjAy6/?utm_source=ig_web_copy_link

Kolinda ka shpërndarë disa foto nga Katari në faqen e saj në Facebook.
“Një atmosferë e mrekullueshme në tregun Souq Waqif me tifozë futbolli nga e gjithë bota. Ne po luftojmë në fushën e Kupës së Botës, por festojmë miqësinë në çdo moment. Sa e mrekullueshme të ndjehesh kaq i sigurt dhe i mirëpritur! Faleminderit të gjithëve për miqësinë dhe mbështetjen tuaj për Kroacinë!”, tha ajo.

Një sfidë e madhe e pret Kroacia, e cila luan kundër Kanadasë sot në orën 17:00. Çdo gjë përveç fitores do të ishte një katastrofë për skuadrën e Zlatko Daliç-it, të cilët po mbrojnë titullin e nënkampionit të botës.

Kategoritë
Sport