Ish shefi i forcave speaciale: Britania e Madhe duhet “të përgatitet për luftë”

Ish-shefi i Forcave Speciale ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të “përgatitet për luftë” si një masë kundër Rusisë, shkruan skynews.

Gjenerali Sir Adrian Bradshaw i bëri komentet pasi gjenerali Patrick Sanders, kreu i ri i ushtrisë, u tha ushtarëve britanikë se ata janë një brez që duhet të përgatitet “për të luftuar edhe një herë në Europë” ndërsa konflikti në Ukrainë vazhdon.

Duke folur për programin Today të BBC Radio 4, Sir Adrian tha: “Po, ai ka absolutisht të drejtë. Çështja është se, duke u përgatitur për luftën siç duhet, duke ndërtuar një front vërtet të fortë, ne do të ndalojmë luftën.

“E dini, Vladimir Putin na ka treguar se është i përgatitur të marrë rrezikun e përfshirjes në luftë të hapur në Europë. Ai po e bën këtë në Ukrainë, duke shkaktuar pasoja të tmerrshme. Ajo që duhet të sigurojmë është që ai të mos ketë rrugën e hapur për të bërë një gjë të tillë, një mundësi për të nisur diçka kundër NATO-s në avantazhin e tij.

“Ne nuk duhet t’ia japim atij atë mundësi dhe ajo që po thotë gjenerali Saunders është diçka që është thënë nga komandantët ushtarakë për një mijë vite – nëse doni paqe, përgatituni për luftë.

Kategoritë
BotaLajme