Ish-trajneri i Realit mohon se ka vdekur në një aksident helikopteri: Jam më i gjallë se kurrë

Ish-trajneri i Real Madridit, Vanderlei Luxemburgo (70) mohoi se kishte humbur jetën në një aksident me helikopter, pasi mediat braziliane publikuan lajmin që fillimisht tronditi të gjithë.

Aksidenti ka ndodhur realisht dhe ka marrë jetën e katër personave, por ish-trajneri i Brazilit nuk ka pasur asnjë lidhje me atë ngjarje në asnjë moment.

“Po përhapen lajme të rreme se kam vdekur në një përplasje helikopteri. Është lajm i rremë. Unë jam këtu në Tocantins, në Palmas dhe aksidenti nuk ka lidhje me mua. Dua të sqaroj se lajmi është i rremë dhe unë jam më i gjallë se kurrë”, ka deklaruar ai. Luxemburgo në një video në Instagram story.

“Dua të shfrytëzoj rastin për të shprehur ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën në tragjedi”, shtoi ai.

Në karrierën e tij të pasur si trajner, Luxemburgo ishte pesë herë kampion i Brazilit, që është një rekord.

Kategoritë
Sport