Ish-ylli i Barcelonës i kthehet futbollit në moshën 43- vjeçare

Futbollisti brazilian që luajti për FC Barcelona nga 2001 deri në 2003, Fabio Rochemback i është kthyer përsëri futbollit.

10 vjet pas pensionimit, ish-ylli i Barcelonës ka nënshkruar për Guarany de Xaxim në Kampionatin Rajonak të Futbollit në Brazil. Mesfushori 43-vjeçar u tërhoq nga futbolli profesionist në vitin 2014 pas dy sezonesh në Kinë.

Në kthimin e tyre në fushat e lojës, skuadra Rochemback mundi Rondofrio 3-2 në stadiumin Montanha de Xaxim. Ish-lojtari i Bardelonas luajti 70 minuta.

Rochembachk mbërriti në Barça në moshën 19-vjeçare me pretendimin se ishte trashëgimtari i Pep Guardiolës dhe në sezonin e tij të tretë ai u huazua te Sporting në Portugali.

Kategoritë
Sport