Fabio Coentrao, dikur fitues i Ligës së Kampionëe me Real Madridin, e ka cilësuar trajnerin e ri të Manchester United, Ruben Amorim, si ‘trajnerin më të mirë në botë’.
United zyrtarisht e konfirmoi Amorimin si trajnerin e tyre të ri pas shkarkimit të Erik Ten Hag si pasojë e fillimit të dobët të sezonit.
Largimi i holandezit erdhi pas disa shqetësimeve për paraqitjen e skuadrës, me vetëm katër fitore në 14 ndeshje të luajtura në të gjitha garat duke përfunduar në pozitën e 14-të në Ligën Premier.
Emërimi i Amorim në stol ka shkaktuar një valë optimizmi në mesin e tifozëve të ‘Djajve të Kuq’ dhe drejtuesve të klubit, të cilët janë të etur për të parë se si ekspertiza e tij mund t’i ndihmojë t’i tejkalojnë të gjitha vështirësitë.
“Sporting ka humbur një figurë shumë të rëndësishme, por jam i gëzuar për Ruben. Manchester United ka marrë trajnerin më të mirë në botë”, ka thënë Coentrao.
Pas largimit të Amorim, Sportingu ka lëvizur me shpejtësi dhe menjëherë e kanë emëruar Joao Pereiran si zëvendësues të tij.
Pereira ka një histori me Sportingun pasi ai ka luajtur atje gjatë kohës sa ishte aktiv dhe më pas në vitin 2021 iu bashkua stafit të trajenrëve.
Pasi dëshmoi aftësitë e tij në grupmoshat U23 të Sportingut, ai do të synojë që ta vazhdojë suksesin që e ndërtoi Amorim