Një ish-yll i madh i Serie A dhe Ligës Premier thuhet se është dëbuar nga klubi saudit, Al Hilal, pasi ata duan t’i bëjnë vend Neymarit pas rikthimit nga lëndimi.
Në verën e vitit 2023, ylli brazilian hoqi dorë nga futbolli evropian kur u largua nga gjiganti francez, Paris Saint Germain, për te skuadra e Arabisë Saudite, Al Hilal.
Megjithatë, koha e 32-vjeçarit në Lindjen e Mesme është penguar nga problemet e shumta të lëndimeve. Në total, Neymar ka bërë vetëm shtatë paraqitje për Al Hilal, duke shënuar vetëm një herë.
Së fundmi, pati raportime që lidhnin Neymar me një largim nga Al Hilal, por agjenti i tij Pini Zahavi i ka mohuar zërat dhe thotë se nuk ka pasur asnjë diskutim.
“Nuk ka bisedime që Neymar të largohet nga Al-Hilal. Ai është nën kontratë dhe shumë i lumtur atje. Babai i Neymar dhe unë, jemi të vetmit njerëz që mund të flasim për të ardhmen e Ney. Nuk e di se nga vijnë thashethemet e fundit”, ka thënë Zahavi.
Pas tejkalimit të problemit të tij të fundit të lëndimit, braziliani do të regjistrohet në skuadrën e Al Hilal në Ligën Profesionale Saudite, në kurriz të një ish-ylli të Serie A dhe Ligës Premier.
Sipas mediumit Daily Mail, Neymar do të ri-regjistrohet në kurriz të ish-mbrojtësit të Napolit dhe Chelseat, Kalidou Koulibaly.
“Ndërsa ka ende shumë pasiguri për të ardhmen e Neymar, Al-Hilal thuhet se tashmë kanë marrë vendimin se ata do të ndërpresin kontratën e Koulibalyt ose do ta huazojnë atë deri në fund të vitit 2026”, thuhet në raport.
Aktualisht, Al Hilal është i dyti në tabelën e Superligës Saudite, dy pikë prapa Al Ittihad, të cilët kanë në radhët e tyre lojtarë si Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Fabinho.
Al Hilal i Jorge Jesus do të rikthehet në aksion të martën në mbrëmje kur do të përballet me Al Gharafa në Ligën e Kampionëve të Azisë