Kombëtarja e Zvicrës i nisi me humbje aventurat e reja në UEFA Nations League për edicionin 2024/25, pasi mposhten nga Danimarka me rezultatin 2:0.
Granit Xhaka mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq, dhe gjatë një interviste pas ndeshjes ai tregoi se ishte tejet nervoz dhe s’i kishte ndodhur një gjë e tillë moti kohë.
“Vitet e fundit jam bërë shumë i qetë. Por, kur një lojë është aq e padrejtë sa sot, emocionohem shumë. Në futboll fjala respekt në fakt shkruhet me shkronja të mëdha. Por, ajo që treguan sot lojtarët e Danimarkës nuk ka të bëjë me respektin.
“Ne u sollëm në mënyrë fantastike, duke larguar topin jashtë vijave sa herë që ishte nevoja për lojtarët kundërshtarë. Kurse ata nuk e bën një gjë të tillë dhe shënuan.