Mbledhësi më i famshëm i topave në Spanjë, Juan Francisco Murcia Morales, nuk është më në fushat e futbollit që nga ky sezon, pasi klubi i tij Almeria, siç shkruan Marca, i ka dhënë atij shkarkimin.
Juanfran-i i njohur ka qenë për 13 vite një nga mbledhësit e topave në Almeria-n spanjolle, dhe vitet e fundit ka mbajtur edhe rolin e koordinatorit të mbledhësve të topave gjatë ndeshjeve.
Për të janë bërë edhe reportazhe të ndryshme, si “Dita pas” ose “LaLiga TV”, të gjitha për shkak të mënyrës së tij të veçantë dhe pasionante të përjetimit të futbollit nga ana e fushës gjatë ndeshjeve.
Megjithatë, Marca shkruan se Juanfran në fund të sezonit të kaluar u largua nga pozicioni i koordinatorit të mbledhësve të topave, dhe arsyeja ishte se “nxiti tifozët në urrejtje” gjatë ndeshjes kundër Mallorcës.
Në atë ndeshje, të gjithë mbledhësit e topave u dëbuan nga fusha në minutën e 84-të pasi ofenduan njërin nga ndihmësit e gjyqtarit.
Kjo u përfshi në raportin e gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Gonzalez Fuertes, dhe pas kësaj, klubi e informoi Juanfran-in për vendimin e tij për ta pushuar nga puna.
Kështu u ndërpre lidhja e tij me Almerian, e cila kishte filluar që nga mosha shtatëvjeçare, kur ai u bë një nga mbledhësit e topave, dhe shpejt u bë i dashur për tifozët e klubit.
Juanfran madje arriti të bëhej trajner i një prej kategorive të reja të Almerias.