Ishte live, Erdogan sëmuret papritur, ndërpritet transmetimi i intervistës

Gjatë një interviste live në një nga mediat turke, mbrëmjen e së martës presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan , nuk është ndjerë mirë.

Mediat kanë shpërndarë një video tek shikohet sesi moderatori ngrihet një çast nga karrigia dhe më pas të ulet përsëri, ndoshta për të shmangur panikun.

Transmetimi më pas ndërpritet papritur, pa e shfaqur kamera Erdoganin.

Ndër të tjera në mediat vendase shkruhet se pak çaste para se të ndërpritej programi, nga dikush pas kamerave u dëgjua shprehja “Oh im Zot”.

Menjëherë pas rikthimit në studio pas 20 minutash, Erdogan i kërkoi falje të pranishmëve dhe teleshikuesve duke thënë se ditët e fundit kishin qenë shumë të lodhshme për shkak të fushatës zgjedhore dhe për më tepër vuante nga ftohja.

Erdogan ka deklaruar se nuk donte ta anulonte intervistën pasi kishte dhënë premtimin e tij.

Kategoritë
BotaLajme