Islamofobia në Futbol, Drejtuesit e Lionit shqetësohen për shkak të praktikimit të islamin Kapiteni Houssem Aouar

Kapiteni i Lyonit, Houssem Aouar (24) i ka shkaktuar shumë telashe klubit së fundmi me kërkesat e tij për largim dhe tani drejtuesit e klubit francez janë të shqetësuar për një arsye krejt tjetër.

Aouar së fundmi vendosi të luajë për kombëtaren e Algjerisë, megjithëse pati një paraqitje në një ndeshje miqësore me Francën, dhe ndërkohë filloi të shqetësonte drejtuesit e Lionit për shkak të praktikimit të tij islam.

Gjegjësisht, sipas shkrimit të gazetarit të famshëm francez Romain Molina, drejtuesit e Lionit i shqetëson fakti që Aouar së fundmi është duke praktikuar intensivisht fenë e tij, transmeton Football365.

“Klubi ka frikë nga radikalizimi i Auarit. Ata janë paranojakë sepse ai kishte bërë mjekër dhe vizitoi Mekën. Si ndihen lojtarët e tjerë kur e shohin këtë?”, ka shkruar Molina.
Aouar nuk është në planet e trajnerit Laurent Blanc për shkak se kontrata e tij që zgjat deri në fund të sezonit nuk është zgjatur ende dhe disa klube evropiane janë të interesuara për të.

Kategoritë
Sport