Ismaili: Na duhet një qeveri që do të ketë ndikim

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, tha se na duhet një qeveri që do të ketë ndikim, raporton Ekonomia Online.

“Po besoj që kryetari i Kuvendit është zgjedhë zakonisht, nuk shoh ndonjë pengesë. I takon partisë së parë, edhe për votimin e kryetarit të Kuvendit, edhe votimet e tjera. Ne as herën e kalur nuk e kemi votuar kryetarin e Kuvendit dhe ai është zgjedhur. Nuk e shoh si problematik. Nese është problematik e marrim një qëndrim tjetër”. Opsionet janë brenda partive opozitare. Nuk na nevojitet qeveri që të ketë vetëm një kandidat, na duhet një qeveri që do të ketë ndikim”, tha Ismajli.

Ai tha se pozicioni i PDK-së është i qartë, se besojnë se kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza mund ta krijojë qeverinë nëse këtë dështon ta bëjë LVV-ja.

“Programi jonë dhe fushata jonë ka qenë përafruese dhe e hapur për të gjithë. Andaj, ideja e vijave të kuqe nuk do me thënë gjithnjë në kuptimin e koalicioneve, do të thotë në kuptimin e një diskutimi që mundet me ndodhë për diçka të caktuar, mirëpo kjo jo doemos sjell vija të kuqe për koalicion apo diçka të tillë. Nuk ka qenë ajo logjikë”.

“Prandaj, si opozitë, kemi thënë, sa i përket formimit të qeverisë, i takon partisë e cila ka dalë e para, të krijojë, ta ketë aftësinë, bashkëpunimin, komunikimin, ta krijojë qeverinë. Në qoftë se nuk arrin, është obligim institucional i partisë së dytë që të ketë mundësi bashkëpunimi me partitë tjera”, tha ai.

Ismaili tha se është i bindur se Hamza do të mund ta ndërtonte një koalicion qeverisës.

“Unë e kam bindjen që në qoftë se ka një paaftësi të partisë së parë për me realizu qeverinë, unë kam një bindje që z. Hamza është një person mjaft i aftë për me e ndërtu një koalicion që e ka në fokus atë që e ka premtu: zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe mendoj që është një person që pranohet nga një shumicë e mjaftueshme në Kuvend atëherë kur i vjen rasti. Mirëpo, si me thënë, mos të bëjmë hop ende pa mbërri në atë pozicion”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi