Ismet Beqiri: LDK gati për zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar dhe kryetari i degës së parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri, thotë se partia e tij është përherë e gatshme për zgjedhje.

Kështu ka shkruar ai në Facebook pas një takimi me qytetarë.

“Takime me qytetarët e Nëndegës të udhëhequr nga Shpend Bilalli dhe Nëndegët të udhëhequra nga Nazmi Beqiri dhe Arsim Gollaku. Takime mjaftë të mira, prezencë shumë e mirë. Biseduam për çështje të ndryshme, për kërkesa të arsyeshme dhe të realizueshme. LDK e Kodrës së Trimave, Prishtinës dhe Kosovës po dëshmon madhësinë dhe madhështinë e saj. Të gatshëm për zgjedhje dhe fitore në çdo moment”, ka shkruar Beqiri në faqen e tij në Facebook.

Beqiri, që dikur ishte i pari i Prishtinës, është në mesin e politikanëve të LDK-së që përmenden si kandidatë të kësaj partie për kryetar komune në kryeqytet.

Kategoritë
LajmeVendi