Ismet Kryeziu nga KDI: Donika Gërvalla kërkoi që KQZ të organizojë zgjedhjet në një xhami në Nju Jork

Drejtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë organizimin e zgjedhjeve në një xhami në Nju Jork. Sipas Kryeziut, kjo kërkesë bie ndesh me rregulloret zgjedhore dhe është veprim që tenton të cenojë integritetin zgjedhor.
Kryeziu tha se ky veprim tenton ta cenojë integritetin zgjedhor, ose në rastin më të butë, përbën mungesë të kompetencë së qeverisë për të respektuar ligjet dhe vlerat kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ai tha se ligji dhe rregullat zgjedhore ndalojnë përdorimin e institucioneve fetare për aktivitete zgjedhore.

“Ministrja znj. Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar nga KQZ-ja organizimin e zgjedhjeve në një xhami në Nju Jork, një kërkesë që bie ndesh me ligjet dhe rregulloret zgjedhore. Ky veprim tenton të cenojë integritetin zgjedhor, ose në rastin më të butë, përbën mungesë të kompetencës së qeverisë për të respektuar ligjet dhe vlerat kushtetuese të Republikës së Kosovës. Ligji dhe rregullat zgjedhore ndalojnë përdorimin e institucioneve fetare për aktivitete zgjedhore, përfshirë organizimin e votimit në këto ambiente, duke synuar ruajtjen e neutralitetit fetar dhe shmang ndërlidhjen e politikës me fenë. Ndarja e fesë nga politika dhe shteti është çështje kritike në një demokraci, dhe në Kosovë bjen ndesh me parimet bazë të Republikës si shtet laik/secular”deklaroi Kryeziu, transmeton lajmi.net.

Sipas Kryezuiut, nuk është e nevojshme të kesh shumë njohuri mbi ligjet dhe rregulloret pasi kjo çështje është e thjeshtë për çdo qeveri.

“Pra, nuk është e nevojshme të kesh shumë njohuri mbi ligjet dhe rregulloret, pasi kjo është një çështje e thjeshtë për çdo qeveri, si rregull, si vlerë kushtetuese dhe si praktikë e deritanishme e organizimit të zgjedhjeve. Nëse ndërhyrja nuk është qëllimi!?”.

Ditë më parë u bë e ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e drejtuar nga Donika Gërvalla kanë kërkuar me memorandum nga KQZ-ja kompetencat për organizmin e zgjedhjeve në diasporë./Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi