Istanbul, hapet zyrtarisht Qendra e përbashkët e koordinimit për eksportet e grurit ukrainas

Ministri i Mbrojtjes i Türkiye-s, Hulusi Akar, në ceremoninë e hapjes tha se detyra e Qendrës së përbashkët të koordinimit në Istanbul është të garantojë transportin e sigurt detar të grurit dhe produkteve ushqimore nga portet ukrainase.

Në metropolin turk Istanbul është hapur Qendra e përbashkët e koordinimit për të koordinuar eksportet e grurit sipas marrëveshjes historike të arritur nga Türkiye, Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Mbrojtjes i Türkiye-s, Hulusi Akar, në ceremoninë e hapjes tha se detyra e Qendrës së përbashkët të koordinimit në Istanbul është të garantojë transportin e sigurt detar të grurit dhe produkteve ushqimore nga portet ukrainase.

Shefi i mbrojtjes turke njoftoi se qendra e koordinimit në Istanbul përfshin 5 përfaqësues nga Türkiye, Rusia, Ukraina dhe OKB-ja dhe se nuk do të ketë elementë ushtarak në terren.

“Marrëveshja e eksportit të grurit jep ‘kontribut të rëndësishëm’ në tejkalimin e krizës ushqimore që ndikon në mbarë botën, veçanërisht në uljen e çmimeve”, theksoi Akar.

Sipas tij, vazhdimi i problemit të grurit mbart rrezik për shkaktimit e problemeve të sigurisë që lindin nga uria dhe emigrimi i parregullt global.

Ai po ashtu tha se në këtë fazë nuk ka nevojë të çminohen portet e Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme