Istanbul, profesorët universitarë protestojnë kundër luftës izraelite në Gaza

Protestat dhe marshimet kanë vazhduar në mbarë botën që nga shpërthimi i luftës izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor

Profesorë nga shumë universitete të Türkiyes dhe stafi universitar protestuan të premten në Istanbul kundër luftës izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, raporton Anadolu.

Protesta u zhvillua para Universitetit të Istanbulit dhe u organizua nga Shoqata e Akademikëve dhe Autorëve të Vendeve Islame, Shoqata e Solidaritetit dhe Bashkëpunimit Xhihan al-Ummah dhe sindikata Eğitim-Bir-Sen.

Protestuesit mbanin veshjet e tyre akademike dhe pankarta ku, ndër të tjera, shkruhej “Izraeli është vrasës” dhe “Perëndimi me standard të dyfishtë”.

Ata brohoritën gjithashtu slogane si “Palestinë e lirë, Gaza e lirë”.

Protestat dhe marshimet kanë vazhduar në mbarë botën që nga shpërthimi i luftës izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor.

Që atëherë, më shumë se 12.000 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë mbi 8.300 gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 30.000 të tjerë janë plagosur, sipas shifrave të fundit.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar gjithashtu nga sulmet intensive ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Në përmjet bllokadës, Izraeli po ashtu ka privuar Gazën nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë dhe ka reduktuar dërgesat e ndihmave.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është rreth 1.200.

Kategoritë
BotaLajme