Istanbuli me 15.7 milionë banorë më i populluar se 131 shtete

Popullsia e Istanbulit ka shënuar rritje me 45.678 persona në vitin 2024, duke arritur në 15.701.602.

Popullsia e Istanbulit, qyteti më i populluar i Türkiyes, arriti në mbi 15.7 milionë banorë në vitin 2024, duke lënë pas 131 shtete, raporton Anadolu.

Sipas përpilimit që gazetari i AA-së ka bërë nga të dhënat e vitit 2024 të Institucionit të Statistikave të Türkiyes (TÜİK) dhe Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara (UNFPA), popullsia e Istanbulit ka shënuar rritje me 45.678 persona në vitin 2024, duke arritur në 15.701.602.

Në Istanbul ku ndodhet 18.3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Türkiyes, është regjistruar se jetojnë 7.82 milionë burra dhe 7.88 milionë gra.

Istanbuli qyteti më i populluar i vendit, ka lënë pas shumë vende në botë me popullsinë e tij që i kalon 15.7 milionë.

– Istanbuli ka dyfishin e popullsisë së Serbisë, Libisë dhe Paraguait

Sipas të dhënave të UNFPA-së për vitin 2024, Istanbuli tejkaloi 131 nga 204 vende dhe rajone në matjen e popullsisë.

Në Evropë, Belgjika me 11.7 milionë banorë, Çekia me 10.5 milionë, Greqia me 10.3 milionë dhe Hungaria me 10 milionë banorë janë disa nga vendet që kanë mbetur pas Istanbulit.

Ndërsa edhe Jordania, Izraeli, Tunizia dhe Azerbajxhani janë gjithashtu ndër vendet që Istanbuli ka lënë pas në aspektin e popullsisë.

Megaqyteti ka arritur në dyfishin e popullsisë së Serbisë, Paraguait dhe Libisë.

Popullsia e Istanbulit ka tejkaluar atë të vendeve të Bashkimit Evropian si Belgjikën, Suedinë, Çekinë dhe Greqinë, si dhe Portugalinë, Hungarinë dhe Austrinë.

Sipas të dhënave të UNFPA-së, disa nga vendet që Istanbuli lë pas për nga popullsia janë si më poshtë:

VENDET POPULLSIA (milion)
VENDET
POPULLSIA (milion)
Ruanda 14,4 Portugalia 10,2
Tunizia 12,6 Hungaria 10
Belgjika 11,7 Emiratet e Bashkuara Arabe 9,6
Jordania 11,4 Izraeli 9,3
Kuba 11,2 Togo 9,3
Suedia 10,7 Austria 9
Azerbajxhani 10,5 Sierra Leone 9
Çekia 10,5 Serbia 7,1
Greqia 10,3 Libia 7
Taxhikistani 10,3 Paraguai 6,9
Kategoritë
BotaLajme