Itali, muslimanët mblidhen për namazin e Fitër Bajramit

Në shumë qytete të vendit, veçanërisht në Xhaminë e Madhe në kryeqytetin Romë dhe në Xhaminë Mariam në Milano, muslimanët e falën namazin e Bajramit në xhami dhe ambiente të hapura.

Muslimanët që jetojnë në Itali u dyndën drejt xhamive për faljen e namazit të Fitër Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Muslimanët në Itali e kanë falur namazin e Bajramit këtë vit pa asnjë masë kufizuese, të cilin e kanë kryer në mënyrë të kufizuar dy vitet e fundit për shkak të masave të COVID-19.

Në shumë qytete të vendit, veçanërisht në Xhaminë e Madhe në kryeqytetin Romë dhe në Xhaminë Mariam në Milano, muslimanët e falën namazin e Bajramit në xhami dhe ambiente të hapura në mëngjes.

Për faljen e namazit të Bajramit në xhamitë e Unionit Turko-Islamik të Çështjeve Fetare (DITIB) shfaqën interes të madh edhe qytetarët turq që jetojnë kryesisht në qytetet veriore në Itali si Milano, Modena, Como, Imperia dhe Venecia.

Muslimanët e festuan Bajramin pas faljes së namazit të Bajramit.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), zyrtari fetar i DITIB Milano, Yusuf Özel tha se në hytben e tij para faljes së Bajramit në Milano, ai përmendi të mirat e Ramazanit, rëndësinë e festimit të Bajramit jashtë vendit dhe dhënien e zekatit për jetimët dhe të varfërit dhe se u lutën për muslimanët e Turqisë dhe të botës.

Kategoritë
BotaLajme