Me thirrjen e katër sindikatave më të mëdha në vend, punonjësit e sektorit të aviacionit në aeroporte hynë në grevë me kërkesën për përmirësimin e kushteve të punës
Kontrollorët e trafikut ajror dhe punonjësit e aeroporteve në Itali hynë në grevë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Me thirrjen e katër sindikatave më të mëdha në vend, punonjësit e sektorit të aviacionit në aeroporte hynë në grevë me kërkesën për përmirësimin e kushteve të punës.
Sindikatat morën për sot vendimin për grevë me arsyen se nga takimet e fundit me Agjencinë Italiane të Aviacionit Civil (ENAV) nuk kanë mundur të marrin përgjigje të qarta për problemet me të cilat përballen punonjësit e sektorit.
Për shkak të grevës janë anuluar 150 udhëtime në aeroportin ndërkombëtar Fiumicino në kryeqytetin Romë. Gjithashtu edhe Turkish Airlines (THY) ka njoftuar anulimin e fluturimeve drejt disa pikave në Itali për shkak të grevës.
Në aeroportin Linate në Milano qytetin e dytë më të madh të vendit, anulimi i fluturimeve të shumta u pasqyrua në tabelën ku renditen fluturimet. Një grup punonjësish me flamujt e sindikatës mbajtën në aeroport nga në fjalim duke shpjeguar arsyet e grevës.
Mediat njoftuan se përveç grevës në sektorin e aviacionit, grevë të pjesshme kanë mbajtur edhe punonjësit e transportit publik në disa qytete, përfshirë edhe Romën.