Itali, të paktën 8 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në ishullin Ischia

Të paktën 100 persona janë të bllokuar në pjesë të izoluara të ishullit ndërsa kryetari i Bashkisë u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi

Të paktën 8 persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu të shkaktuar nga moti i keq në ishullin jugor italian Ischia, njoftoi sot zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, transmeton Anadolu Agency

Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se të paktën dhjetë ndërtesa janë shembur dhe se disa njerëz llogariten si të zhdukur, përfshirë të paktën 3 fëmijë.

Të paktën 100 persona janë të bllokuar në pjesë të izoluara të ishullit ndërsa kryetari i Bashkisë u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Zjarrfikësit janë përfshirë në operacionet e shpëtimit. Përforcimet kanë mbërritur nga Napoli, por për shkak të motit të keq ata po hasin në vështirësi që të arrijnë në ishull me motovarkë apo helikopter.

Kategoritë
BotaLajme