Italia priti Izraelin në Ligën e Kombeve, ndërsa në çatinë e stadiumit në Udine ishin vendosur snajperë

Kombëtarja e futbollit të Izraelit mbrëmë, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve, luajti si mysafire në stadiumin Friuli në Udine.

Izraelitët janë aktualisht në luftë me pothuajse të gjitha vendet fqinje, prandaj Federata e tyre, nga frika për sigurinë e futbollistëve të tyre, ndërmori këtë veprim të pazakontë.

Në fakt, në çatinë e stadiumit Friuli në Udine ishin vendosur snajperë, gjë që mund të shihet edhe në fotografinë që gjendet në tekst.

Megjithatë, duket se italianëve nuk u pengoi kjo situatë për të arritur një fitore të bindshme kundër Izraelit, dhe rezultati përfundimtar ishte 4:1 në favor të Azzurrëve.

Mbështetje për ta

Himni izraelit u përshëndet me duartrokitje nga tifozët italianë në ndeshjen e mbajtur në Udine. Kujtojmë se himni i Izraelit para fillimit të ndeshjes u përshëndet me duartrokitje nga tifozët vendas, prandaj vendosja e snajperëve në çatinë e stadiumit, duket se ishte e panevojshme.

Kategoritë
Sport