Italia redukton ngrohjet, ulë temperaturat dhe zvogëlon kohën e përdorimit, shkak gazi rus

Italia po planifikon reduktimin e ngrohjeve në shtëpi dhe biznese gjatë muajve të dimrit, në mënyrë që të ndihmojnë në uljen e sasisë së gazit që përdor.

Sipas planit qeveritar të publikuar këtë të martë, temperaturat në blloqet e apartamenteve dhe ndërtesave të tjera publike do të jenë 19 gradë Celsius, një gradë më e ulët se më parë, ndërsa në ambientet industriale temperatura do të jetë 17 gradë Celsius.

Gjithashtu, sipas Reuters, ngrohjet do të jenë të ndezura për një orë më pak çdo ditë, transmeton Klankosova.tv.

Italia importonte rreth 40% të gazit të saj nga Rusia përpara fillimit të konfliktit në Ukrainë, por ka lëvizur me shpejtësi për të kërkuar furnizime alternative dhe për të zvogëluar varësinë e saj nga Moska.

Ndërsa, bëhet e ditur se Italia ka mbushur rezervuarët e saj të magazinimit të gazit në 83% të kapacitetit që nga fillimi i shtatorit.

Kategoritë
BotaLajme