Skuadra e Brentfordit ka marr një vendim për shitjen e Ivan Toney.
Sulmuesi anglez ka konfirmuar se dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar veror
Brentford ka bërë uljen e çmimin pasi vetëm dy skuadra nga premierliga janë në garë për shërbimet e tij.
Arsenali, Chelsea dhe Manchester United ia kanë bërë të qartë Brentfordit se nuk kanë në plan të bëjnë oferta për sulmuesin këtë verë.
Topçinjtë nuk kanë prioritet nënshkrimin e një sulmuesi këtë verë, Blutë mendojnë se Toney, është ‘shumë i vjetër’ dhe Djajtë e Kuq kanë blerë Joshua Zirksee nga Bolonja.
Në garë për 28-vjeçarin janë ende skuadra e Tottenhamit dhe ajo e West Ham United.
Brentford kishte shpresuar të merrte oferta mbi 80 milionë funte për shitjen e Toneyt, por të ulin çmimin e tyre të në më pak se 50 milionë funte.
Sezonin e kaluar, Toney bëri 17 paraqitje në Premier League dhe shënoi katër gola pasi u kthye në fushë pas ndalimit të tij për shkeljen e rregullave të basteve të FA.