Ivana Knoll: Në Katar, futbollistët më mbytën në mesazhe…

Futbollistë nga e gjithë bota e kanë mbytur në mesazhe por ajo nuk pranon të përmendë emra. Bëhet fjalë për kroaten Ivana Knoll, e cila u bë e njohur gjatë Kupës së Botës ku fitoi famën më të madhe edhe pse në këtë turne debutoi si ish-miss Kroacia.

Bukuroshja ballkanase rrëfen se bëhet fjalë për lojtarë që morën pjesë në Kupën e Botës. Sipas Knoll, fillimisht disa prej tyre kërkuan thjesht të bisedonin, madje bëhet fjalë për lojtarë të ekipeve që luajtën kundër Kroacisë.

“Shumë prej tyre kërkuan të më provokonin duke më thënë se më kërkonin falje për humbjen që do t’i shkaktonin Kroacisë por të nesërmen kur ata humbisnin unë u përgjigjesha po me ironi”.

Kategoritë
Sport