Izetbegoviç foli me Erdoganin: Ai e informoi për rezultatet e zgjedhjeve të SDA

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (SDA) Bakir Izetbegoviq ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Izetbegoviq e informoi Erdoganin për rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje dhe Hercegovinë, e veçanërisht për rezultatet e arritura nga SDA.

U theksua se SDA-ja ruajti mbështetjen e votuesve dhe se në disa pjesë të Bosnjë-Hercegovinës e përmirësoi rezultatin në krahasim me Zgjedhjet e Përgjithshme të 2018-ës.

Duke folur për zgjedhjet për anëtarët e Kryesisë së BeH-së, Izetbegoviq theksoi se mbështetja e votuesve që ka marrë është më e madhe në përqindje në krahasim me rezultatet e arritura më parë, por se nuk ka qenë e mjaftueshme për shkak të bashkimit të disa partive kundër kandidatit të SDA-së.

Erdogan e përgëzoi Izetbegoviqin për rezultatet e arritura nga SDA dhe ofroi mbështetje të plotë në punën e mëtutjeshme në interes të Bosnjë-Hercegovinës dhe të gjithë qytetarëve të saj.

Ata diskutuan gjithashtu vendimin e fundit të Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt për vendosjen e ndryshimeve në Kushtetutën e Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Ligjin Zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinës.

Izetbegoviç vlerësoi se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë është një zgjidhje e njëanshme që mbështet vetëm forcimin e pozitës së HDZ-së së BeH-së, ndërsa pozita e boshnjakëve dhe kroatëve në entitetin e RS-së është injoruar plotësisht.

Kategoritë
LajmeRajoni