Ushtarët izraelitë granatuan spitalin “Kamal Adwan”, një institucion kyç mjekësor në veri të Rripit të Gazës.
Ky spital është një nga të paktët që ka mbetur i hapur gjatë javës së tretë të rrethimit intensiv izraelit të këtij rajoni.
Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës i tha Al Jazeera-s se më shumë se 150 pacientë dhe personel janë të bllokuar në spital.
Mediet raportojnë se ndër të vrarët ka fëmijë, por të dhëna zyrtare për numrin e të vdekurve nuk janë konfirmuar ende.
Sipas drejtorit të spitalit, njësia e kujdesit intensiv ka pësuar dëme të rënda nga sulmi me tanke.
Më herët, drejtori paralajmëroi se spitali mund të shndërrohet në një varrezë masive, pasi çdo orë një pacient vdes si pasojë e rrethimit ushtarak izraelit.