Forcat izraelite bombarduan edhe shkollën Halima al-Sadia në të cilën janë të strehuar qindra palestinezë në qytetin Jabalia
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në sulmin që forcat izraelite kryen ndaj një shtëpie dhe një shkolle ku ishin strehuar palestinezë në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga ekipet e ndihmës së parë në Gaza, bëhet e ditur se 5 palestinezë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimit nga Izraeli të një shtëpie në qytetin Beit Lahia.
Forcat izraelite gjithashtu bombarduan edhe shkollën Halima al-Sadia në të cilën janë të strehuar qindra palestinezë në qytetin Jabalia. Si pasojë e sulmin ndaj shkollës humbi jetën një person dhe u plagosën 5 të tjerë.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 43.391 palestinezë, përfshirë rreth 17.210 fëmijë dhe 11.742 gra ndërsa janë plagosur 102.347 të tjerë.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.