Avionët luftarakë të ushtrisë izraelite bombarduan një tendë që strehonte refugjatët në rajonin Al-Mevasi, në perëndim të qytetit Khan Younis
Të paktën 4 persona janë vrarë në sulmin e ushtrisë izraelite e cila bombardoi një tendë të palestinezëve të zhvendosur me forcë në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve të marra nga burime shëndetësore, avionët luftarakë të ushtrisë izraelite bombarduan një tendë që strehonte refugjatët në rajonin Al-Mevasi, në perëndim të qytetit Khan Younis.
Sipas të dhënave fillestare, 4 palestinezë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në sulm.
Dëshmitarët okularë raportuan se ushtarët izraelitë vendosën mjete shpërthyese dhe hodhën në erë shumë shtëpi dhe vendbanime në qendër dhe në lindje të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 44.330 palestinezë, përfshirë 17.492 fëmijë dhe 11.979 gra ndërsa 104.933 të tjerë u plagosën.
Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke u synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.