Izraeli dhe Greqia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Ushtria tha se stërvitja u mbajt të martën mbi qiellin e Izraelit dhe përfshinte trajnime për të simuluar operacionet e rimbushjes me karburant dhe luftime të avancuara ajër-ajër.

Avionët ushtarakë izraelitë dhe grekë zhvilluan stërvitje të përbashkët ajrore, njoftoi sot ushtria izraelite.

Ushtria tha se stërvitja u mbajt të martën mbi qiellin e Izraelit dhe përfshinte trajnime për të simuluar operacionet e rimbushjes me karburant dhe luftime të avancuara ajër-ajër.

Ushtria tha se stërvitja ajrore ndihmon në rritjen e gatishmërisë për beteja në skenarë të ndryshëm si dhe në rritjen e marrëdhënieve midis forcave ajrore izraelite dhe greke.

Stërvitja “përbën platformë për të mësuarit e përbashkët dhe për të përmirësuar marrëdhëniet midis dy forcave ajrore dhe simbolizon një moment historik të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit strategjik dhe ndërkombëtar midis Izraelit dhe Greqisë”, thuhet në deklaratë.

“Gjithashtu stërvitja kontribuon në avancimin e aftësive të ndryshme luftarake të ushtarakëve dhe kompetencave të tyre në skenarë të mundshëm luftarakë dhe mundëson sfidë për ekuipazhet ajrore dhe ekipet teknike”, thuhet më tej.

Kategoritë
BotaLajme