Izraeli dhe SHBA diskutojnë mbi marrëveshjen e mundshme për shkëmbimin e pengjeve në Gaza

Kryeministri izraelit Netanyahu zhvilloi takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Sullivan, lidhur me armëpushimin e mundshëm në Gaza dhe marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një takim me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, lidhur me armëpushimin e mundshëm në Gaza dhe marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve, transmeton Anadolu.

Siç raporton gazeta “The Times of Israel” takimi që Sullivan zhvilloi me kryeministrin izraelit dhe zyrtarë të tjerë është lëvizja e fundit që administrata e Joe Bidenit e cila do të dorëzojë detyrën më 20 janar, për shkëmbimin e pengjeve dhe arritjen e armëpushimit në Gaza.

Në fotografitë e publikuara nga Zyra e kryeministrisë izraelite në takimin Sullivan-Netanyahut krahas ministrave të nivelit të lartë shihen se janë të pranishëm edhe kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Brendshme izraelite Shin Bet (Shabak), Ronen Bar, kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Jashtme Mossad, David Barnea dhe koordinatori i Dosjeve për të Burgosurit dhe të Zhdukurit, Gal Hirsch.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Sean Savett kishte njoftuar se Sullivan këtë javë do të shkonte në Izrael lidhur me procesin e armëpushimit të mundshëm në Gaza si dhe për zhvillimet në Siri dhe armëpushimin në Liban.

Gjithashtu edhe faqja e lajmeve “Axios” që publikon në SHBA, transmetoi se kreu i Mossad-it, Barnea dje diskutoi me kryeministrin dhe njëherësh ministër i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, lidhur me armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve.

Kategoritë
BotaLajme