Izraeli do të krijojë “njësi të posaçme administrative” për të zhvendosur banorët e Gazës

Raportohet se ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz ka vendosur të krijojë një njësi të posaçme administrative për të zhvendosur palestinezët në Gaza.

Mediat izraelite kanë raportuar se ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz ka marrë vendim që të krijojë një njësi të posaçme administrative për të zhvendosur palestinezët nga Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas lajmtit të gazetës “Yediot Ahronot”, ministri Katz njoftoi se ai vendosi të krijojë një njësi të posaçme administrative për të zhvendosur palestinezët në Gaza.

Në lajm thuhet se në administratën në fjalë do të përfshihen organet e agjencisë izraelite të sigurisë dhe përfaqësues nga ministri të tjera.

Plani në fjalë “përfshin asistencë gjithëpërfshirëse, përfshirë marrëveshjet e veçanta të daljes nga deti, ajri dhe toka për këdo që jeton në Gaza që dëshiron të migrojë vullnetarisht në një vend të tretë”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një konferencë të përbashkët për media të mbajtur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë më 4 shkurt tha se SHBA-ja do të merrte kontrollin e Rripit të Gazës.

Duke vënë në dukje se Gaza ishte tani një zonë e shkatërrimit të plotë, Trump mbrojti idenë se do të ishte shumë më mirë për palestinezët në Gaza të shkonin në vendbanime të reja që do të ndërtoheshin në vendet fqinje, veçanërisht në Egjipt dhe Jordani.

Trump gjithashtu pretendoi se palestinezët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të largoheshin nga Gaza.

Kategoritë
BotaLajme