Izraeli hap tender për ndërtimin e rreth 1.000 shtëpive në territoret e pushtuara palestineze

Qeveria izraelite ka hapur një tender për ndërtimin e afro 1.000 shtëpive të paligjshme në tokat e uzurpuara palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Qeveria izraelite ka hapur një tender për ndërtimin e afro 1.000 shtëpive të paligjshme në tokat e uzurpuara palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Organizata izraelite e të drejtave të njeriut “Paqe Tani” (Peace Now) njofton se qeveria e Tel Avivit planifikon të ndërtojë 974 njësi banimi të paligjshme në Bregun Perëndimor dhe se administrata izraelite në këtë drejtim ka hapur një tender.

Pas përfundimit të ndërtimit të këtyre banesave të paligjshme, toka e uzurpuar palestineze e quajtur “Efrat” në Bregun Perëndimor do të rritet me 40 për qind, thuhet më tej.

Në deklaratë theksohet se rritja e Efratit do të pengojë zhvillimin e qytetit palestinez Betlehem në Bregun Perëndimor.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor në luftën e vitit 1967 e njohur si “Lufta Gjashtë Ditore”.

Izraeli i cili kërkon të konsolidojë pushtimin, që atëherë ka ndërtuar banesa të paligjshme në tokat palestineze që ka uzurpuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor ndodhen më shumë se 250 territore palestineze të uzurpuara dhe në këto territore jetojnë izraelitët që kanë uzurpuar tokat e afro 750 mijë palestinezëve.

Kategoritë
BotaLajme